Hakmarrja e Izraelit kundër Iranit, SHBA: Ishte për vetëmbrojtje, Irani të ndalojë përshkallëzimin

by Merita

Shtetet e Bashkuara i janë drejtuar drejtpërdrejt Iranit për të kërkuar që ai “të shmangë sulmet e mëtejshme kundër Izraelit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë sulmet ndaj Izraelit në mënyrë që ky raund luftimesh të mund të përfundojë pa përshkallëzim të mëtejshëm”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.

“Përgjigja e Izraelit ishte një ushtrim vetëmbrojtjeje, veçanërisht duke shmangur zonat e populluara dhe duke u fokusuar ekskluzivisht në objektivat ushtarake, në kontrast me sulmin e Iranit ndaj Izraelit që synonte qytetin më të populluar të Izraelit,” shtoi ai.

Ndërkohë zëdhënësi i Organizatës së Aviacionit Civil iranian njoftoi se fluturimet do të kthehen në normalitet duke filluar nga ora 9 e mëngjesit me orën lokale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy