Dy persona sot në mëngjes e sulmuan kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherri, pasi ai doli nga një kafiteri.
Një prej personave të dyshuar është Dukagjin Lulaj, i cili është ndaluar për 48 orë nga prokurori i shtetit së bashku me një person tjetër.
Lulaj sipas postimeve të tij në Facebook del të jetë një simpatizantë i “flaktë” i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai shihet se ka shpërndarë disa postime në mbështetje të partisë së kryeministrit Albin Kurti.
Megjithatë ka edhe postime kur Lulaj i ka dalë kundër kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur me replikimet që ka bërë me ish-deputetin e VV-së, Visar Korenica për rastin e vajës me shami në Pejë që ishte përjashtuar nga shkolla, duke i thënë se nëse nuk postojnë në atë drejtim, do të “hakmerren” dhe VV nuk do të mund t’i marrë sërish më 50% plus të votave.
“Mos harro Glauk Konjufca qaty ku je je me vota të shqiptarëve musliman, nëse kjo temë kishte shkruar Lulaj në një postim të Lulajt në Facebook.