Ilnisa dhe Meritoni po i rikthehen televizionit, a pritet një bashkëpunim prej çiftit?

by jonzefaj

Një prej dysheve më të përfolura, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli, romanca e të cilëve nisi në “BBV3”, së shpejti do t’i rikthehen televizionit.

Disa javë më parë, Meritoni zbuloi se shumë shpejt do të rikthehet në ekran. Po ashtu, edhe Ilnisa Agolli do të vijë së shpejti me një projekt të ri.

Der tani është zbuluar se Meritoni do të sjellë një program në Top Channel, ku do të ketë intervista me reperë e personazhe të ndryshëm.

Ndërsa disa burime për “Vip Magazine” kanë bërë me dije se gazetarja Ilnisa Agolli po punon për një podcast, i cili do të transmetohet në valët e Top Albania Radios.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy