LDK dënon ashpër sulmin ndaj kryetarit Muhaxheri: Sulme të tilla s’i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë

by Merita

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media pas sulmit fizik që është bërë ndaj kryetari të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

LDK në reagim kanë thënë se e dënojnë ashpër një sulm të tillë të dhunshëm dhe kanë kërkuar nga institucionet e rendit që të ketë rezultate të shpejta për këtë çështje dhe që të mbahen përgjegjës para drejtësisë autorët e sulmit.

banner

“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë.

LDK në këto momente qëndron me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij”, thuhet në reagim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy