Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar fuqishëm sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Nga Zyra për Media e Presidencës kanë thënë se një sulm i tillë është sulm jo vetëm ndaj institucionit të kryetarit, por edhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë e shtetit ligjor.
Osmani ka thënë që përgjegjësit duhet të përgjigjen para drejtësisë.
“Presidentja Osmani, dënon fuqimisht sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Ky është sulm jo vetëm ndaj institucionit të kryetarit, por edhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe shtetit ligjor. Përgjegjësit për këtë akt duhet të përgjigjen para drejtësisë”, ka thënë këshilltari për media i presidentes Osmani.