Uanda Nara rrëzohet “live” në mes të studios

by Merita

Frikë e madhe për Uanda Narën, e cila u rrëzua gjatë episodit të fundit të “Bake Off Celebrities” në Argjentinë.

Bashkëshortja e Mauro Ikardit ishte në pozicionin e konkurrentit kur, papritur, u rrëzua përtokë. I pari që e ndihmoi ishte shefi i kuzhinës, Damian Betular.

Djema, Uanda ra, më duket se u vra”, – deklaroi ai duke pasur frikë nga më e keqja. Këngëtarja Kande Molfese, gjithashtu duke konkurruar në spektaklin e gatimit, bërtiti disa herë emrin e Uandës.

Shefat do të përfundojnë duke më vrarë mua në këtë shfaqje”, – u ankua Uanda Nara pasi u ngrit. 37-vjeçarja ka shpjeguar se në atë pjesë të studios, dyshemeja ishte shumë e rrëshqitshme dhe takat e larta nuk e ndihmonin.

Fatmirësisht, nuk pati pasoja. Vetëm mikrofoni i Uandës u prish dhe u zëvendësua menjëherë nga teknikët e pranishëm. Aktorja Vera Lozano, gjithashtu pjesëmarrëse në emision, pranoi se nuk është hera e parë që ndodh: “Është hera e dytë që dikush bie në të njëjtin vend. Duhet të ketë një dridhje të çuditshme”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy