AKK: Kontrata kolektive i kushtoi komunave më shumë se 122 milionë euro

by Nexhat

Favorizimi nga niveli qendror i komunave me kryetarë nga partia në pushtet duke marrë më shumë mjete financiare për kokë banori, dëmet nga kontrata kolektive e tash edhe ligji aktual për ngritjen e tatimit në pronë, janë disa nga problemet kryesore me të cilat po përballen komunat e Kosovës.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë për KosovaPress se përgjatë këtyre viteve komunat padrejtësisht janë dëmtuar me më shumë se 120 milionë euro për kontratën kolektive, mjete të cilat kanë qenë të parapara për investime kapitale

banner

“Komunat përgjatë këtyre viteve janë dëmtuar padrejtësisht më shumë se 122 milionë euro. Shumica absolute e këtyre mjeteve kanë qenë të parapara për investime kapitale. Po besojmë që zgjidhja e vetme, është që nënshkruesit e kontratës kolektive, që është niveli qendror, të merr përsipër edhe barrën financiare, e jo t’ia lë komunave sikurse deri më tani. Është kërkuar që xhirollogaritë bankare të komunave të mos bllokohen, në mënyrë që komunave t’u lejohet pagesa edhe për aktivitete të ndryshme”, ka thënë Ibrahimi.

Kryetari i Asociacionit të Komunave thotë se nga viti i ardhshëm për pronat komerciale do të ketë ngritje enorme të faturave, e cila do të jetë një barrë jashtëzakonisht e madhe për bizneset dhe është ngritur si shqetësim ndaj Qeverisë.

“Në ligjin aktual për tatimin në pronë, i cili do të fillojë të zbatohet vitin e ardhshëm, për prona komerciale do të ketë ngritje enorme të faturave për prona komerciale. Ato variojnë nga 100 për qind deri 200-240 për qind, që do të jetë një barrë jashtëzakonisht e madhe për bizneset në Republikën e Kosovës. Ne kemi ngritur këto shqetësime ndaj nivelit qendror, por kemi hasur në vesh të shurdhër, askush nuk ka dëgjuar brengat e komunave”, ka thënë ai

Ibrahimi kërkon themelimin e grantit të katërt për investime kapitale dhe grantit specifik për shërbime, të cilët janë të paraparë me projektligjin për financa lokale, pasi favorizimi i komunave të drejtuara nga LVV-ja ka ndikuar që ato të përfitojnë më shumë mjete financiare sesa komuna tjera për kokë banori.

“Jo i tërë buxheti i Kosovës ndahet për kokë banori në komunat e Kosovës. Kemi grantin e përgjithshëm që është një grant specifik. Kemi dhe dy grante të tjera për arsim dhe shëndetësi. Synimi jonë është që niveli qendror ta themelojë edhe grantin e katërt për investime kapitale, i cili është paraparë me projektligjin për financa lokale, por është edhe granti specifik për shërbime. Kryetarët e komunave nga LVV-ja, kanë marrë më shumë mjete financiare për kokë banori dhe këto mjete financiare vijnë nga ministritë e linjës”, është shprehur Ibrahimi

Sipas kreut të AKK-së, ka me qindra projekte të komunave, të cilat nuk përkrahen me buxhet nga Qeveria e Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy