Pas ngacmimeve të fundit, tensionet mes Burimit dhe Lelës në Big Brother VIP Kosova janë bërë edhe më serioze.
Pasi Lela u detyrua të largohet nga Burimi, duke i thënë se e pengon dhe t’i japë fund ngacmimeve, situata është intensifikuar sërish
Në një episod të ri, Burimi e prek atë përsëri, këtë herë te këmbët, ndërsa Lela ishte e shtrirë.
“Mos më prek se me të vërtetë je duke më çuar jashtë kontrollit”, i tha ajo me një ton të qartë.
“Më lër të qetë” vazhdoi ajo, duke shprehur shqetësimin e saj për situatën.
Nga ana tjetër, Burimi u shpreh se tani kishte filluar loja, duke sugjeruar se deri tani kishte qenë i heshtur dhe se tani do të tregonte një anë tjetër të tij
Kjo dinamikë ka ngritur shumë pyetje për marrëdhënien e tyre dhe për mënyrën si do të zhvillohet situata në të ardhmen.
Tensionet mes tyre vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes për ndjekësit e emisionit, të cilët janë të shqetësuar për mënyrën se si po zhvillohet kjo histori