Gjatë së shtunës, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke vënë në pah rëndësinë e reformave që Kosova po ndërmerr për të përmbushur standardet e BE-së
Një ditë më pas, Gert Jan Koopman, drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Negociatat e Zgjerimit, përgëzoi Kosovën për Agjendën e Reformave, duke theksuar mbështetjen financiare të rëndësishme që BE-ja do të japë për të mbështetur këtë proces
“Ishte kënaqësi të shoqëroja presidenten Von der Leyen në vizitën e saj në Kosovë. Agjenda e Reformave e miratuar së fundmi nga Kosova do t’i mundësojë vendit të përfitojë 883 milionë euro fonde shtesë, për të avancuar drejt zhvillimit socio-ekonomik dhe për të zbatuar reformat me orientim drejt BE-së,” ka shkruar Koopman
Kjo mbështetje financiare është konsideruar e rëndësishme për Kosovën, e cila po përpiqet të përmirësojë standardet e saj në fusha kyçe si sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe të drejtat e njeriut, duke i afruar qytetarët e saj më pranë perspektivës evropiane
Gert Jan Koopman:
I was happy to accompany President @vonderleyenon her visit to 🇽🇰#Kosovo.Kosovo’s recently approved Reform Agenda will allow it to unlock €883 million in additional funding, to bring forward socio-economic convergence and implement EU oriented reforms