Hasani: Shqipëria në BE edhe para vitin 2030

by Nexhat

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani deklaroi se, “Shqipria synon që të anëtarësohet në BE, më herët se vitin 2030”

“Jo vetëm që 2030 është reale” por do të përshpjetohen reformat “që kjo datë të afrohet”, deklaroi ministri Hasani për Alsat.

banner

Ministri, deklaroi se momenti pozitiv për Shqipërinë duhet parë me pozitivitet nga gjithë rajoni duke thënë gjithashtu se “nuk ka pasur një çift që është ndarë dhe divorcuar me letra”, sa i përkët shkëputjes nga Maqedonia e Veriut nga Shqipëria në rrugën e integrimeve.

Pavarësisht kësaj z. Hasani thotë se për Shqipërinë është me shumë rëndësi që Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja të përparojnë në rrugën e integrmeve.

Sa i përket arrestimit të Ilir Metës dhe zyrtarëve të lartë edhe pranë qeverisë, ai thotë se “reforma në drejtësi është angazhimi më i madh që ka pasur shteti shqiptarë që nga pavarësia në vitin 1912”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy