Kurti e Çeku vizitojnë tri shtëpi tradicionale të restauruara në Prizren

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku, kanë vizituar dje tri shtëpi tradicionale të restauruara në Prizren, të cilat gjenden brenda Qendrës Historike të Prizrenit dhe që të trija tani janë të banueshme.

Bëhet fjalë për shtëpinë e familjes Kirajtani.

“-Shtëpinë e familjes Kirajtani që gjendet në Zonën Historike të Prizrenit. E ndërtuar në fillim të shek. XIX, ajo përmban karakteristika unike dhe vlera të larta të trashëgimisë kulturore. Fasada ballore ka një trajtim të lartë artistik, përmes plastikës dekorative.”

Ata kanë vizituar edhe shtëpinë e familjes Vetimi.

“- Shtëpinë e Familjes Vetimi që gjendet në rrugën e Saraçëve, dhe paraqet një shembull të arkitekturës së banimit gjatë shek. XIX. Nëpërmjet ndërhyrjeve restauruese, janë ruajtur vlerat e trashëgimisë kulturore duke siguruar kushte më të dinjitetshme për banim për familjet.”

Shtëpia tjetër është e familjes Munik.

“Kompleksin e banimit të Familjes Munik, që i takon shek. XIX. Për nga kompozicioni urban dhe trajtimi arkitektonik, kompleksi paraqet një nga shembujt e paktë të komplekseve të banimit të asaj kohe. Shquhet për trajtim të lartë artistik të dhomës së miqve, e dekoruar me elemente të drugdhendjes. Shtëpia dhe ahuri kanë qenë në gjendje shumë të rëndë fizike. Përmes restaurimit janë shpëtuar nga rrënimi.”

Kurti dhe Çeku kanë falënderuar këto familje për mikpritjen dhe për përkushtimin e tyre ndaj mbrojtjes së vlerave historike dhe tradicionale të këtyre shtëpive.

“Qendra Historike e Prizrenit është zonë e veçantë e mbrojtur e cila mbrohet përmes Ligjit të veçantë për Qendrën Historike të Prizrenit. Gjatë këtij mandati, buxheti për trashëgiminë kulturore është për gati katër herë më i lartë. Vetëm në Prizren janë investuar mbi 4.5 milionë euro në dhjetëra monumente.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy