Mbërrin sot anija me mbetje të rrezikshme, protestë në Portin e Durrësit

by Nexhat

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile me mbështetjen edhe të Partisë Demokratike po protestojnë kundër rikthimit të lëndëve toksike në Portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat ambientalisti Sazan Guri dhe se këto mbetje të cilat po kthehen sërish në Shqipëri, nuk janë toksike apo industriale, por janë shumë të rrezikshme, raporton A2.

“Vapori i madh po kthehet me mbetje që në dukjen e parë ishin mbetje industriale, që mund të përdoreshin për qëllime të tjera. Por tani fakti që këto mbetje bënë një transport dhe ndaluan dhe u gjurmuan nga ambientalistët dhe u cilësuan si të papranueshme për destinacionin që kishin Tajlandën unë dyshoj që kemi të bëjmë me mbetje as toksike dhe as industriale, por shumë të rrezikshme”, u shpreh Guri.

Në një njoftim të mëhershëm Partia Demokratike tha se protesta e sotme kundër mbetjeve të rrezikshme “synon sensibilizimin e opinionit publik dhe sigurimin e një procesi transparent për mbetjet e rrezikshme që kërcënojnë jetën dhe mjedisin tonë”.

Alarmi ëpr tranportine mbetjeve toksike, ndezi debatin mes opozitës dhe qeverisë, ndërsa A2 raporton se Prokuroria e Durrësit nisi në 21 gusht hetimet mbi çështjen e transportit të dhjetëra kontejnerëve me mbetje të rrezikshme që dyshohet se kanë dalë nga territori shqiptar drejt Tajlandës

Prokuroria njoftoi se hetimet kanë nisur për tri akuza, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Shpërdorimi i detyrës” e “Transportimi i mbetjeve”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy