64
Personi që dyshohet se theri për vdekje vëllain në Prishtinë, është duke u trajtuar në Emergjencën e SHSKUK-së dhe ka gjendje stabile.
Këtë informacion e dha për Express Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili tha se janë duke u kryer ekzaminimet e duhura.
“Një i lënduar me armë të ftohtë, është duke u trajtuar në QE, për momenti janë duke u kry ekzaminimet e duhura, në gjendje stabile është”, tha Syla