El Clasico e shumëpritur përfundoi me rezultat të thellë në dobit të Barcelonës, shkëlqyen Lewandovski me dy gola, Yamal dhe Raphina me nga një gol, dëshprues ishin Mbappe dhe Vinicius.
Ancelotti ka folur pas ndeshjes para meiave dhe tregoi për arsyet e këtij rezultati poshtrues. Ai u tha gazetarëve se deri në momentin që pranuan golin e parë ndeshja ishte e ngushtë, kishim raste po dështuam në realizimin e tyre. Pas pranimit të golit sikur humbëm tërë energjinë. Pjesën e parë e luajtëm më mirë dhe do të duhej të vazhdonim ashtu. Gjithçka shkoi keq në vazhdim sidomos në 30 miutat e fundit. Gjithsesi, Ancelotti u tha gazetarëve se sezoni është i gjatë dhe nuk dorëzohemi.
Gazetarët i bënë pyetje për pozicionet jashtë loje të cilat Mbappe nuk arriti t’i administrojë si duhet. Ancelotti u përgjigj atyre se kjo është diçka normale. Ishin 12 pozita jashtë loje, katër prej tyre ballë për ball me portierin. Ai po ashtu tregoi se kishin edhe raste tjera për shënim që do të duhej të shfrytëzoheshin.
Megjithatë, Ancelotti gjeti fjalë edhe për ta arsyetuar humbjen, ai insistoi se pjesën e parë e kishin luajtur mirë dhe se ndeshjen e humbën duke u angazguar për fituore, nuk ishte siukur rasti ndaj Lille kur kishin humbur dhe lojtarët nuk ishin angazhuar fare, shtoi Ancelotti.