Super ndeshjet futbollistike që ja vlenë të shikohen sot

by engel

Në top ligat evropiane sot zhvillohen superndeshje të cilat përveq sportit premtojnë spektakël dhe entuziazëm.

Në Premier Ligën angleze duke filluar në orën 17:30 luhet ndeshja Arsenal – Liverpool të cilat kanë 4 pikë dallim në tabelë dhe qartazi që të dyjat po luftojnë për titullin e premier ligës.

Në ligën italiane Serie A, në stadiumin Giuseppe Meazza nga ora 20:45 luhet superndeshja Inter – Juventus. Këto dy skuadra ndodhen në vendin e dytë, resepktivisht në vendin e tretë me dallim një pikë. Interi ka grumbulluar 17 pikë nga 8 ndeshje ndërsa Juventus ka 16 pikë nga po ashtu 8 ndeshje të zhvilluara.

Edhe në Ligën 1 në Francë do të luhet super ndeshje midis Marseille dhe Paris Saint Germain të cilat ndodhen po ashtu në pjesën e sipërme të tabelës. PSG ndodhet në vendin e parë me 20 pikë nga 8 ndeshje të zhvilluara ndërsa Marseille ndodhet në vendin e tretë me 17 pikë nga 8 ndeshje të zhvilluara. Me një fitore eventuale të Marseille, skuadrat do të barazohen me pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy