Aria ka qenë banorja që u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo ka qenë e ftuar në spektaklin e natës së sotme (e hënë), ku pati një përballje me opinionisten Olta Gixhari
Ish-konkurrentja e quajti atë bullizuesen më të madhe, madje me epitetin mbretëresha e kësaj.
“Nëse do të hapej një sondazh për bullizuese për Big Brother VIP Kosova Shqipëria ti do të kryesoje listën, do të ishe mbretëresha”, iu drejtua ajo.
Gixhari nga ana tjetër reagoi ashpër duke kërkuar nga Aria që t’ia gjejë një video apo diçka të tillë ku ka qenë bullizuese.
Kjo përplasje mes dyshes u ndërpre nga moderatorët, me mundësi sqarimi pas këtij spektakli.
Theksojmë që Olta ka qenë banore e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.