Bislimi takon zyrtaren e BE-së, diskutojnë për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian

by Nexhat

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka pritur në takim Kryesuesen e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcova Shutiakova.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se gjatë takimit, Bislimi dhe zyrtarja nga Bashkimi Evropian, kanë biseduar rreth aktualitetit dhe zhvillimeve në vend e rajon, përfshirë rrugëtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

“Përgjatë bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri trajtoi dhe progresin që ka njohur vendi edhe në rrafshin ekonomik, ku tashmë i kemi rreth 75.000 vende më shumë të punës, të fokusuar tek punësimi i grave dhe të rinjve, e ku niveli i papunësisë është ulur nga 23.8% sa ishte para ardhjes sonë në qeverisje, në tash vetëm 10.8%”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjerash, Bislimi ka theksuar edhe nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Zëvendëskryeministri theksoi edhe nevojën për heqjen e masave të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të qëndrojnë në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në raportin e tij ku rekomandon heqjen e tyre”, thuhet tutje në komunikatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy