Bruno Fernandes është bërë lojtari i parë i Manchester United që flet hapur, pas njoftimit se Erik ten Hag është shkarkuar nga posti i trajnerit.
Shkarkimi i Ten Hag u njoftua të hënën në mëngjes pas humbjes së fundit të United në Premier League ndaj West Ham, e cila i lë ata në vendin e 14-të në tabelë.
Klubi lëshoi deklaratën e mëposhtme për të konfirmuar lajmin: “Erik ten Hag është larguar nga roli i tij si menaxher i ekipit të parë të Manchester United.
“Erik u emërua në prill 2022 dhe e udhëhoqi klubin drejt dy trofeve vendas, duke fituar Kupën Carabao në 2023 dhe FA Cup në 2024.
“Ne i jemi mirënjohës Erikut për gjithçka që ka bërë gjatë kohës së tij me ne dhe i urojmë mirë për të ardhmen.
“Ruud van Nistelrooy do të marrë përgjegjësinë e ekipit si trajner i përkohshëm, i mbështetur nga ekipi aktual i trajnerëve, ndërsa një trajner i përhershëm do të rekrutohet.”
Pas këtij lajmi, kapiteni i United, Fernandes, u bë lojtari i parë që komentoi publikisht shkarkimin e Ten Hag me një postim në Instagram duke nderuar holandezin.
“Faleminderit për gjithçka, shef! E vlerësoj besimin dhe momentet që ndajmë bashkë, ju uroj gjithë të mirat”, ka shkruar ai.
“Edhe duke e ditur se periudha e fundit nuk ka qenë e mrekullueshme nga të gjithë ne, shpresoj që tifozët të mund të mbani me vete gjërat e mira që Erik ka bërë për klubin tonë”.
Fernandes ishte kapiten i skuadrës së Ten Hag për të dyja pjesët e argjendta të fituara gjatë qëndrimit të 54-vjeçarit në klub, duke rrëmbyer një asist për Kobbie Mainoo gjatë finales së FA Cup të sezonit të kaluar.
Portugezi ende nuk ka shënuar deri më tani këtë sezon, por ishte përfshirë në 52 gola në 117 paraqitje në Premier League nën drejtimin e ish-trajnerit të Ajax.