Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë veprimin e bllokimit të xhirollogarisë bankare të Komunës së Suharekës, për shkak të detyrimeve që dalin nga kontrata kolektive.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar rreth këtij vendimi, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe duke bërë thirrje për ndërhyrje të Kuvendit të Kosovës
Ai theksoi se bllokimi i fondeve po ndikon direkt në financimin e projekteve të planifikuara të komunës.
“Kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbetemi peng i një marrëveshjeje që duhet të zbatohet nga Qeveria e Kosovës.
“Pasojat tashmë po i bartim ne si komunë. Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të veprojë urgjentisht, pasi situata e rënduar financiare do të përkeqësohet edhe më tej,” shkroi Muharremaj në Facebook.