Dyshohet se vëllai i vodhi armën zyrtarit të ShKK-së në Pejë

by Merita

Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomoricë të Pejës.

Një person e ka vërejtur se atij po i mungonte arma zyrtare.

Me këtë rast, menjëherë ai e ka njoftuar policinë, të cilët i kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

I dëmtuari në këtë rast, zyrtar i Shërbimit Korrektues i Kosovës, ka thënë se dyshimet i ka në vëllain e tij, i cili edhe kishte dalur nga shtëpia pa ndonjë paralajmërim.

Ky i fundit po kërkohet nga policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy