“Peshku i madh është Edi Rama”, Kryemadhi i përgjigjet edhe Berishës

by Nexhat

Përpara se të futej në sallën e Kuvendit Monika Kryemadhi u ndal për një deklaratë të shkurtër për gazetarë, ku u kërkoi atyre që të merren seriozisht me kryeministrin Rama, pasi siç tha ajo është peshku i madh në telefonin e saj.

“Merreni seriozisht edhe Ramën. A ka deklaruar kurimin e djalit të vet në Amerikë? Kush ia ka paguar dhe sa kushtuar? Merreni seriozisht. Peshku i madh është Edi Rama në telefonin tim. E kam telefonin l cloud”, u shpreh Kryemadhi.

banner

Deputetja e PL-së iu përgjigj edhe Sali Berishës, që e akuzoi se i kishte dorëzuar 460 mijë euro Edi Ramës. Sipas saj, Berishën e kanë ngatërruar, ndërsa akuzoi ish-ambasadoren e BE-së se kishte para para nga Rama për të blerë deputetë e opozitës

“Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi”.

Tri ditë më parë Sali Berisha i bëri thirrje Monika Kryemadhi që të sqarojë një shumë parash që i ka dorëzuar Edi Ramës.

“I bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjithë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për “peshkun e madh”, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave”. (A2 Televizion)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy