Tahiri i AAK-së prezanton një dokument, thotë se tre krerët e shtetit u zotuan për themelimin e Asociacionit

by Nexhat

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri para gazetarëve ka prezantuar një dokument, i cili sipas tij është e 23 marsit të këtij viti.

Tahiri u shpreh se aty janë nënshkrimet e kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit, Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani, ku ai thotë se janë zotuan për themelimin e Asociacionit.

“Kjo letër këtu, është letra e 23 marsit, të këtij viti, ku të tre krerët e shtetit zotohen për themelimin e Asociacionit”.

“Pra, çka doni më shumë se tre nënshkrime të tre udhëheqësve të shtetit, të kryeministrit, kryeparlamentarit dhe të presidentes që thotë se ne zotohemi se do ta themelojmë asociacionin”, është shprehur ai. /KlanKosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy