Fitore komode e Napolit në San Siro përballë Milanit – Conte po bën mrekulli te napolitanët

by Nexhat

Napoli ka fituar 2-0 përballë Milanit në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 10-të në Serie A.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Romelu Lukaku i kaloi napolitanët në epërsi me një gol të bukur.

banner

Në minutën e 43-të, Kvicha Kvaratskehlia realizoi për 2-0, duke siguruar këtë fitoren qysh në 45 minutat e parë.

Samuel Chukëueze (47’) mendoi se kishte ngushtuar epërsinë e Napolit, por që VAR-i e anuloi golin e tij për pozicion jashtë loje.

Milani e dominoi të gjithë këtë pjesë të dytë, duke krijuar raste të sigurta për gol, por që nuk arritën t’i konkretizonin.

Në minutën e 83-të, Rafael Leao shpresoi se do të shënonte për 2-1, mirëpo Alex Meret bëri një pritje fantastike.

Me këtë fitore, Napoli vazhdon si lider me 25 pikë, shtatë më shumë se vendi i dyti, Interi, ndërsa Milani është në të tetin me 14 sosh

Në javën e 11-të, Napoli përballet me Atalantan, derisa Milani do ketë punë me Monzan. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy