Haradinaj: S’duhet të ketë pagë nën 1 mijë euro

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave në sektorin publik.

Kreu i AAK-së e ka quajtur rritjen e pagave si të “turpshme” dhe ka theksuar se pagat në vend nuk duhet të jenë më të ulëta se 1,000 euro

banner

“E turpshme me vepru kështu. Besoj që shumë të punësuar në sektor publik do të dinë më ia kthy të njëjtin poshtrim që ky ua bën më këto. Pastaj shikoni si mashtrimi i tij, thotë 55 euro tani, në janar edhe thotë 11- euro në Korrik, në fakt nuk është 110 euro por edhe 55 euro të tjera. Rritja e pagave duhet të ndodh në sektorin publik, duhet të jetë kredibile. Koeficienti duhet të rritet i tillë, pra që mos me mbetet pagë nën 1 mijë euro. S’mund të vazhdojmë më një qasje që me kursye tek të punësuarit”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus

Kritika e Haradinajt vjen pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili njoftoi se rritja e pagave do të jetë 55 euro që nga janari i vitit 2025.

Ai ka shtuar se rritja e dytë e pagave për 55 euro të tjera do të bëhet edhe verën e ardhshme. /Dukagjini/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy