Hezbollahu e ka emëruar Sheikh Naim Qassem si kreun e ri të organizates

by engel

Qassem, promovimi i të cilit u njoftua nga nënkryetari sot e marte, e zëvendëson Hassan Nasrallah si Sekretar i Përgjithshëm i grupit të armatosur me bazë në Liban. Nasralleh u vra në Bejrut në fund të shtatorit nga një sulm izraelit. Shumë zyrtarë të tjerë të lartë të Hezbollahut kanë qenë gjithashtu në shënjestër që kur Izraeli e ktheu fokusin e tij te grupi libanez atë muaj.

Në një deklaratë, Hezbollah tha se Qassem u zgjodh për të marrë postin për shkak të “përmbushjes së tij ndaj parimeve dhe qëllimeve të Hezbollahut”. Hazbollah thonë se grupi do t’i “[kërkojnë] Zotit të Plotfuqishëm që ta udhëzojë atë në këtë mision fisnik në udhëheqjen e Hezbollahut dhe rezistencës së tij islamike”.

banner

71-vjeçari Qassem është përmendur shpesh si “numri dy” i Hezbollahut. Ai është një nga studiuesit fetarë që themeloi grupin në fillim të viteve 1980.

Vrasja e Nasrallah, i cili mishëronte lëvizjen shiite libaneze në sytë e mbështetësve të saj dhe të rajonit më të gjerë, u pa se kishte lënë një boshllëk brenda një grupi të cilit tashmë i ishte prerë koka pjesa më e madhe e udhëheqjes së tij si rezultat i disa muajve të vrasjeve izraelite./Al Jazeera

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy