I burgosuri që u gjet vetëvarur në Prishtinë është Aleks Gerbi, ishte arrestuar në rastin e sekuestrimit të 1 ton drogë në Pejë

by Nexhat

Aleks Gerbi, 49-vjeçari nga Memaliaj – Tepelenë, shtetas i Shqipërisë, ka vdekur në orët e mbrëmjes se sotme duke kryer vetëvrasje në ambientet e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë.

Gerbi ishte arrestuar me 27.09.2024 në aksionin anti-drogë në Pejë, në vendin ku u shkatërruan 2,850 bimë narkotike të llojit kanabis sativa e po ashtu u sekuestrua një sasi e madhe e marihuanës së gatshme për të dalë në treg

banner

Prokuroria e Pejës kishte kërkuar 30 ditë paraburgim për Gerbin, i cili dyshohet për dy veprat penale që dyshohen edhe tre personat tashmë të kërkuar nga Policia.

Gerbi ishte në masën e paraburgimit në Qendrën e Paraburgimit të Hajvalisë.

Sipas Prokurorisë së Pejës, i njëjti dyshohet se në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri me datën 27.09.2024 në fshatrat Kliqinë dhe Sverkë të komunës së Pejës, me qëllim të prodhimit të sasisë së madhe të narkotikëve pa autorizim kultivuar bimë të kanabisit

Në dosje thuhet se në parcelën e parë u mbollën 1,850 bimë narkotike kanabis sativa, ndërsa në parcelën e dytë u mbollën 1,000 bimë narkotike kanabis sativa, me sasi të përgjithshme 2,850 bimë, me peshë më tepër se një ton dhe me vlerë rreth 5 milionë euro.

Dosja thekson se aty bëhej tërheqja e bimëve dhe tharja e tyre e më pas të njëjtat dërgoheshin në parcelën e tretë ku bëhej prerja e tyre.

Nga këto bimë në parcelën e tretë siguroheshin 133.95 kg narkotikë ndërsa në parcelën e parë edhe rreth 400 kg, me sasi të përgjithshme rreth 500 kg, të cilat ishin në shitje deri me datë 27.09.2024.

Në emisionin “KALLXO Përnime” më 04.10.2024 u shfaqën pamje ekskluzive të aksionit “Vera 2024” të Njësive Speciale të Policisë dhe hetuesve të Departamentit kundër drogës të Policisë së Kosovës në zonën e Kliqinës dhe Sfërkes së Pejës, ku janë gjetur plantacione të drogës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy