Itali: Hakeri vodhi të dhënat personale të politikanëve dhe 800 mijë qytetarëve, ka përfituar 3 milionë euro

by Merita

Një skandal masiv përgjimi ka tronditur Italinë pasi u zbulua se të dhënat personale të politikanëve kryesorë të vendit, përfshirë presidentin Sergio Mattarella dhe ish-kryeministrin Matteo Renzi, u vodhën nga një bazë e të dhënave qendrore e Ministrisë së Brendshme.

44-vjeçari, Nuncio Samuele Calamucci dyshohet se orkestroi një operacion masiv të shkeljes së të dhënave nga një dhomë prapa katedrales së Milanos. Autoritetet italiane zbuluan se Calamucci, një anëtar i Anonymous dhe i njohur për hakimet e tij të përfolura në sistemet ndërkombëtare si Pentagoni i SHBA-së, dyshohet se drejtoi një grup inxhinierësh softuerësh që punonin me Ministrinë e Brendshme për të krijuar dhe mirëmbajtur baza të të dhënave të ndjeshme.

banner

Natën, kur trafiku në serverë ishte në rënie, grupi vodhi sasi të mëdha të dhënash personale që përfshinin informacione financiare, hetime policore dhe telefonata, sipas një dokumenti gjyqësor prej 518 faqesh të cituar nga Politico. Shkelja e të dhënave po kthehet në një krizë politike, me thirrjet për hetim të skandalit nga parlamenti italian. Vetë Renzi, kreu i partisë Italia Viva, tha se ndihet i indinjuar dhe se është një kërcënim për demokracinë dhe privatësinë.

“Si italian, jam i indinjuar, pasi ky rast është një kërcënim për demokracinë dhe privatësinë”, tha ai.

Shkelja u krye nga firma private e hetimit Equalize, e drejtuar nga ish-oficerja e lartë e policisë Carmine Gallo dhe e mbikëqyrur nga Enrico Pacalli, president i Fondazione Fiera Milano. Siç raporton Corriere italiane  kompania në fjalë shfaq vetëm një kontratë për energji elektrike dhe një për internet me shpejtësi të lartë. Kur karabinierët shkuan për të inspektuar ndërtesën, ata zbuluan një magazinë plot me serverë dhe kompjuterë. Bilancet e korporatave treguan: në vitin 2019 të ardhurat prej 43.164 euro, viti i Covid, ato shkuan në 279.237 euro dhe më tej u rritën në 335.506 euro në 2021. 

Sipas bisedave të përgjuara, Calamucci mburrej se kishte vjedhur informacionin e 800 mijë personave, ndërsa të dhënat ose shiteshin ose përdoreshin për të shantazhuar biznesmenë dhe politikanë. Të ardhurat nga ky operacion vlerësohet të kenë kaluar 3.1 milionë euro, ndërsa klientëve iu është dhënë akses në informacionin e komprometuar përmes malware. Pas zbulimeve, katër persona u arrestuan, duke përfshirë Gallo, Calamucci, hetuesin privat Massimiliano Cabonovo dhe pronarin e kompanisë së sigurisë Giulio Cornelli.

Udhëheqësit e opozitës kërkuan një shpjegim nga kryeministrja Georgia Meloni, duke kërkuar një hetim të plotë dhe legjislacion të ri për të ashpërsuar dënimet e hakerëve. Meloni pranoi seriozitetin e çështjes dhe u zotua të marrë masa të menjëhershme, ndërsa Departamenti i Drejtësisë njoftoi planet për të ngritur një komitet të posaçëm për të mbrojtur bazat e të dhënave kombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy