Izraeli vazhdon bombardimet në të gjitha frontet, qindra të vdekur

by engel

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk po i ndal bombardimet në të dy frontet, Liban dhe Gaza, rritet bilanci i viktimave, në 24 orë 122 të vdekur dhe qindra të plagosur. Ndërtesa ku jetonin 150 persona u rrafshua me predha. Edhe Ministria e Shëndetësisë së Libanit njoftoi se pati viktima në të gjithë territorin e saj. Shefi i CIA-s, William Burns, diskuton në Katar marrëveshjen e paqes me armëpushim 28 ditor. OBSH reagon për ligjin izraelit për ndalimin e UNRWA.

Një ndërtesë apartamentesh në Gaza, pranë Beit Lahia, në veri të Rripit, u godit nga bombardimet izraelite gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ajo ishte e pushtuar nga persona të zhvendosur.

banner

Sipas agjencisë ëafa, të paktën 62 njerëz vdiqën, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Mes viktimave shumë gra dhe fëmijë, teksa ka edhe dhjetëra të plagosur.

Ndërtesa strehonte rreth 150 persona të zhvendosur. Dhjetëra persona të tjerë janë ende të zhdukur pas bombardimeve.

Kurse Ministria e Shëndetësisë e Libanit gjithashtu konfirmoi bilancin tragjik në Baalbek, në luginën lindore Bekaa dhe zona të tjera, me 60 viktima në 24 orët e fundit. Ministria tha se vdekjet u regjistruan në disa zona të rajonit, raporton “La Repubblica”.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, e ka quajtur të patolerueshëm legjislacionin e ri izraelit që ndalon veprimtarinë e Agjencisë Palestineze të Kombeve të Bashkuara (UNRWA) në Izrael dhe në territoret e pushtuara.

“Vendimi i parlamentit izraelit për të ndaluar UNRëA nga puna e saj për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur shëndetin e miliona palestinezëve do të ketë pasoja shkatërruese. Është e patolerueshme”, tha Tedros në një deklaratë.

Udhëheqësi i OBSH-së tha se miratimi i dy ligjeve nga Knesset (parlamenti izraelit) të hënën (28 Tetor) në mbrëmje “shkel detyrimet dhe përgjegjësitë e Izraelit dhe kërcënon jetën dhe shëndetin e të gjithë atyre që varen nga UNRWA”.

Në krahun tjetër, shefi i CIA-s, William Burns diskutoi një formulim të ri për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve në një takim të dielën me homologët izraelitë dhe të Katarit: një pauzë 28-ditore në luftime, me Hamas duke liruar rreth 8 pengje dhe Izrael, duke liruar dhjetëra të burgosur palestinezë. Kështu shkruan gazeta online amerikane Axios.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy