Kryeministri Kurti priti në takim emisarin Gjerman, Manuel Sarrazin

by engel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Temë e diskutimit ishte bashkëpunimi rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa Kurti ka thënë se është me rëndësi të fokusohet në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të këtij procesi, është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kurti po ashtu ka kërkur që Bosnjë-Hercegovina ta ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me ID, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në Bosnjë. Ai nënvizoi rëndësinë e fokusimit në zbatimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar.

banner

Në këtë drejtim Kryeministri theksoi se pas vendimit të Kosovës që qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të mund të udhëtojnë me letërnjoftime në Kosovë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, është e rëndësishme që të punohet që Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me ID ashtu që të mundësohet zbatimi i plotë i marrëveshjes.

Në lidhje me kohën e pritjes në pikën kufitare në Merdar, kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të procedurave të lajmëruara me rastin e ndryshimit të masës së sigurisë deri në operacionalizimin e skanerëve me rreze X, si dhe foli për mobilizimin që kanë bërë institucionet e Republikës së Kosovës në këtë drejtim”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy