Kurti nuk merr pozicion për zgjedhjet në SHBA, thotë se “s’bën gjimnastikë cerebrale të hipotezave”

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e sotme për media është pyetur për zgjedhjet në SHBA dhe nëse do të përkrah kandidaten demokrate, Kamala Harris, siç kishte bërë në zgjedhjet para këtyre me presidentin Joe Biden.

Kurti ka thënë se i kryeministër i Republikës së Kosovës bashkëpunon me të gjithë udhëheqësit e të gjitha shteteve nga parti të ndryshme, derisa ka shtuar se si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje është social-demokrat dhe demokrat.

banner

 “Unë tash jam kryeministër i Kosovës dhe bashkëpunoj me udhëheqës të shteteve nga të gjitha anët e spektrit politik, si kryeministër i Republikës së Kosovës. Si kryetar i VV-së, jam social-demokrat, jam demokrat dhe s’kam asgjë të re të shtoj. Marr pjesë në të gjitha konferencat, samitet e partive simotra, edhe në Evropë edhe në botë. Edhe të partive të tjera, sic ishte ajo në Chickago në SHBA”, ka thënë Kurti.

Sa i përket mundësisë së fitores së Donald Trump dhe rikthimit të Richard Grenell, Kurti ka thënë se s’dëshiron të lëshohet në hipoteza mbi hipoteza, për emërimet e mundshme që mund të bëhen nga kandidati që do të fitojë zgjedhjet.

“T’i shohim rezultatet e zgjedhjeve dhe përzgjedhjet që do të bëhen nga ana e kandidatit që fiton. S’do bëja tash gjimnastikën celebrale të hipotezave mbi hipotezat, që nëse fiton ky, e nëse ai nuk fiton, se s’po e dimë a fiton, a e zgjedh këtë tjetrin. S’do të kisha hyrë në këtë, sepse na ndajnë shumë pak ditë nga zgjedhjet atje dhe se kjo është foltorja e kryeministrit”, ka thënë Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy