Murati pyetet për bllokimin e llogarisë së Komunës së Suharekës, kjo është përgjigja e tij

by Nexhat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është pyetur lidhur me bllokimin e llogarive të Komunës së Suharekës, në konferencën e përbashkët që mbajtën me Kryeministrin Albin Kurti, ku njoftuan për rritje të pagave në sektorin publik nga janari.

Murati përsëriti se llogaritë s’janë bllokuar nga Qeveria, derisa tha se ky rast po ka tendencë të shfrytëzohet për sulme politike.

banner

Ai tha se bllokimi i xhirollogarive është bërë nga përmbaruesit dhe se Thesari vetëm e ka njoftuar komunën për këtë,

“Në vazhdimësi kemi parë nga eksponentë qoftë nga Asociacioni i Komunave, qoftë edhe nga niveli lokal, që të bëhet bartja e fajita.  Qeveria nuk bllokon llogari, dmth në qoftë se ka shku njoftimi prej Thesarit që po bllokohen llogaritë, është ngjashëm sikur me pretendu edhe me thanë që Thesari i ka blloku, është ngjashëm sikur me pretend që kur të vjen mesazhi që të ka dalë paga bë bankë, banka ta ka qit pagën, por në fakt punëdhënësi e ka qit, por banka vetëm të njofton. Edhe në këtë rast, Thesari është banka e komunave, që i njofton për veprimet që ndërmirren dhe nuk ka bllokim të llogarivë të tilla”, ka deklaruar Murati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy