Opozita mbyll mosbindjen civile pas 3 orësh, rinis qarkullimi i automjeteve në 6 kryqëzimet ku u paralizua lëvizja. Minutë pas minute çfarë ndodhi gjatë protestës nga veriu në jug
Opozita mbylli mosbindjen civile pas 3 orësh bllokimi të rrugëve. Kjo protestë ishte akti i dytë i mosbindjes civile të organizuar nga opozita pas asaj të 7 tetorit. Këtë herë, opozita protestoi duke bllokuar 6 akset kryesore rrugore që lidhin vendin. Protestuesit e opozitës bllokuan mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Shkozetit, Bradasheshit, Rrogozhinës, Levanit dhe Milotit. Afati i bllokimit ishte orar 17:00-20:00. Opozita protestoi kundër arrestimit të liderëve të saj, Sali Berisha dhe Ilir Meta si dhe kërkon nga mazhoranca të pranojë kërkesën për qeveri teknike