“Ka një komplot të hapur” në BE “kundër Hungarisë, i cili udhëhiqet nga Manfred Weber dhe Presidentja Ursula von der Leyen.
Ata pranuan se qëllimi i tyre është të zëvendësojnë qeverinë hungareze me një ‘qeveri të re Jawohl’ (po zotëri, red.), ashtu si ajo aktuale polake, shkruan Ansa, përcjell Informim.net
Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë!”, shkroi në X, kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili mban presidencën e rradhës të BE-së.
Orban, i cili vizitoi Tbilisin, tha se zgjedhjet në Gjeorgji, të fituara nga partia pro-ruse në pushtet dhe të kontestuara nga opozita pro-evropiane, ishin “të lira dhe demokratike”.
“Ju përgëzoj që votuat për paqen” dhe që “nuk lejoni që vendi juaj të bëhet një Ukrainë e dytë”, shtoi kryeministri hungarez, duke thënë se “nëse do të kishin fituar liberalët”, Brukseli “do të kishte thënë se ishin demokratike”. /Informim.net