Paul Scholes ia sugjeron Man Unitedit trajnerin e njohur si zëvendësues të Ten Hagut

by Nexhat

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka vënë në pikëpyetje emërimin e mundshëm të Ruben Amorim pas shkarkimit të Erik Ten Hag të hënën.

Pas dy vitesh në krye të klubit, United konfirmoi se ata kanë shkarkuar Ten Hagun të hënën pas humbjes me rezultat 2-1 ndaj West Hamit të dielën.

banner

Menjëherë pas shkarkimit të tij, thashethemet u përhapën se Amorim është trajneri favorit për të marrë drejtimin e gjigantit anglez

Tani, legjenda e klubit Scholes ka folur për emërimin e mundshëm të teknikut portugez dhe ka sugjeruar disa emra që Unitedi duhet t’i konsiderojë.

“Amorim është një opsion interesant por sërish, është një gjë e rrezikshme. Ne e dimë të gjithë stilin e lojës. Ai luan futboll shumë të mirë dhe është diskutuar edhe për Cityn, kjo të tregon për nivelin e tij”, ka thënë Scholes fillimisht

“Amorim është një opsion interesant por sërish, është një gjë e rrezikshme. Ne e dimë të gjithë stilin e lojës. Ai luan futboll shumë të mirë dhe është diskutuar edhe për Cityn, kjo të tregon për nivelin e tij”, ka thënë Scholes fillimisht.

“Shumica e këtyre trajnerëve, kanë qenë në klube ku pritshmëritë nuk kanë qenë aq të larta. E shikoj Thomas Frank dhe e shoh atë. Ai mund të jetë një trajner i Man United, por pritshmëritë tek Brentfordi nuk janë njësoj si këtu”.

“Unë isha një fans i madh i Thomas Tuchel, por natyrisht ai opsion nuk është më. Ai ka drejtuar klube të mëdha dhe ka fituar trofe. Mendoj se zëvendësuesi i Ten Hag duhet të ketë përvojë në nivele të larta”.

“Ky është një prej klubeve më të mëdha në botë, kështu që duhet të kenë në krye më të mirin. Zidane është njëri nga ta, ka udhëhequr klub të madh dhe ka fituar trofe të rëndësishëm”.

“Por nuk jam i sigurt sa i mirë është me gjuhën angleze ose nëse dëshiron të vij në Angli, ai nuk ta krijon këtë përshtypje”, përfundoi anglezi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy