Protesta e sotme në Shqipëri është mbajtur në 6 akse kryesore nga veriu në jug duke bllokuar rrugët kryesore, udhëkryqet dhe rrethrrotullimit të cilat lidhin rrugët nacionale. 1200 policë kanë qenë në gatishmëri ndërkohë që protestaështë strirë në 5 qytete. Kërkesa kryesore e opozitës është krijimi i qeverisë teknike para zgjedhjeve parlamentare. Disa ditë më parë (7 Tetor) u zhvillua një protestë tjetër e opozitës pas arrestimit të Salianjit. Tubimet dhe seancat me tensione në Kuvend kanë qenë dominuese në jetën politike së fundmi.
Përplasje me policinë janë shënuar në Tiranë dhe Elbasan, në qytetet e tjera situata ka qenë më e qetë sipas raportimeve nga gazetarët.