Telashe në RTK, sot bordi ka dështuar të zgjedh një drejtues të ri, ska kush të merr vendime

by engel

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme për të emëruar ushtruesin e detyrës së Drejtorit të përgjithshëm, ku, me gjashtë (6) vota për dhe një (1) votë kundër, nuk arriti të emërojë ushtruesin e detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Pas dorëheqjes së fundit të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, Adi Krasta, RTK ka mbetur pa udhëheqësin kryesor të menaxhmentit. Sipas Ligjit të RTK-së, Drejtori i përgjithshëm ndër të tjera menaxhon veprimtarinë e RTK-së, duke marrë vendime për çështjet e organizimit, financave dhe pagave sipas kritereve të përcaktuara nga Bordi i RTK-së, si dhe përfaqëson RTK-në brenda dhe jashtë vendit, etj.

banner

“Bordi me seriozitet të lartë do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore dhe institucionale për të gjetur një zgjidhje që të sigurojë funksionimin menaxherial të RTK-së, në përputhje me rregullativën ligjore”, thuhet në njoftimin për media nga ky medium.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy