Gjatë ditës së sotme, Diana dhe Ana i thanë Bay T-s që Driloni ka një pëlqim për këngëtaren.
“Unë mendoj që ti Drilonit i pëlqen”, i tha Ana, Bay-T, pas secilës edhe Diana ndau të njëjtin mendim me të. “Edhe mua ma merr mendja se dje kur u bo llafi, ma bani tha unë po çuditna që o Bay T [në nominim] se është shumë qikë e mirë edhe e ka sjelljen ‘on top’”, i tha Diana asaj
Duke qenë se këtë javë, ajo është në nominim, vajzat e këshilluan që të bënte një hap me Drilonin.
“Edhe katër ditë i ke afat”, i tha Ana. “Edhe është shumë djalë i mirë. Bone një llaf me to, mos bëfsh kurgjo”, i pohoi në anën tjetër Diana
Bay T, këtë javë është në mesin e gjashtë të nominuarve të tjerë të cilët janë edhe Rrezarti, Mevlani, Xuxi, Besforti dhe Drenusha.
Driloni u zgjodh të hënën banori më i preferuar i shtëpisë derisa u zgjodh edhe kapiten i javës.