32
Me një postim në rrjetin social Fb, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se është zhbllokuar xhirollogaria e kësaj komune.
Gjatë ditës së djeshme u tha se xhirollogaria e Komunës së Suharekës ishte bllokuar dhe për këtë u akuzua Qeverinë e Kosovës.
Muharremaj ua ka lënë meritën për këtë mediave.
“Sigurisht do të njoftohemi se sa është shpenzimi financiar. Puna do të vazhdojë e nuk do të ndalemi asnjëherë, për shërbim ndaj qytetarëve”, ka shkruar Muharremaj.
Bllokimi i xhirollogarisë erdhi si pasojë e kontratës kolektive.