Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami është e ftuar në “Pressing” të T7.
Ajo ka thënë se Qeveria Kurti në fillim të mandatit i ka rritur pagat 45 për qind për gjithë stafin politik.
“Është kjo Qeveria Kurti 2 e cila në fillim të mandatit i ka rritur pagat, për kryeministrin, për zëvendëskryeministrat, ministrat, zv.ministrat, këshilltarët politikë, asistentat, shoferët e kabinetit me 45% të mandatit. Në fillim të mandatit janë rritur pagat për gjithë stafin politik”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, thotë se tash pushteti iu thotë qytetarëve të jenë falënderues pse po rriten pagat dy herë nga 55 euro, herën e parë në kulmin e fushatës zgjedhore.
“Ndërsa dje iu thonin njerëzve që duhet të jeni falënderues që po e merrni një rritje me dy këste nga 55 euro”, ka thënë Bajrami.