Disa ditë pas sulmit fizik ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, janë publikuar edhe pamjet se si kishte ndodhur rasti, ndonëse kamerat nuk e kanë kapur gjithë incidentin.
Në videon e publikuar nga Kallxo.com, shihen dy persona duke e goditur Muhaxherin, ku pastaj në incident përfshihen edhe persona të tjerë. Në një moment, shihet edhe Muhaxheri duke ua kthyer sulmuesve.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës. Ai u dërgua edhe në Spital për t’u parë natyre e lëndimeve trupore. Policia arrestoi menjëherë dy të dyshuarit, të cilët pastaj me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje për 48 orë. Të njëjtëve u është caktuar edhe masa e paraburgimit prej një muaji.
Vetë Muhaxheri u lajmërua pas sulmit ku tha se është “shëndosh e mirë”.
Ndërkaq, avokati i tij, Dukagjin Kërveshi, kishte thënë se Muhaxheri ishte sulmuar në mënyrë të befasishme teksa po dilte nga një kafene ku ndodhej me një familjar.
Arsyeja kishte thënë se Muhaxheri beson se lidhet me punën zyrtare si Kryetar Komune