Ambasada e Kosovës në Vjenë është venë në shërbim të pushtetit, duke bërë njoftime për tubime elektorale që kryeministri Albin Kurti dhe zëvëndësja e tij Donika Gërvalla do të mbajnë në Austri.
“Të nderuar bashkatdhetarë,Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz”, thuhet në njofitmin e Ambasadës së Kosovës në Vjenë.
Kjo ngjarje do të mbahet më 3 nëntor 2024 nga ora 15:00 deri në orën 17:00.
Para Austrisë, Kurti dhe Gërvalla kanë qëndruar para disa ditëve për një vizitë në Gjermani, nga ku edhe kanë bërë fjalime politike e elektorale para shqiptarëve që jetojnë atje, në përpjekje për të siguruar votat e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit