Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë rritja e pagave në kohë të fushatës nga Qeveria Kurti është skemë e korrupsionit publik.
Sipas saj, shpërndarja e parasë publike dhe e taksave të qytetarëve për mbështetje elektorale.
“VV’ja nuk e ka ngrit pagën për qytetarët në atë kohë, por po e ngrit tash në kohë të fushtaës. Kjo defitivisht për neve LDK, shpërndarja e parasë publike e taksave të qytetarëve për me ble mbështetje elektorale është skemë e korrupsionit publik”.
Tutje, Bajrami thotë se nëse Lumir Abdixhiku bëhet kryeministër, qysh në javën e parë të qeverisjes së tyre do të bëhet rishikimi i buxhetit dhe do të ndryshohet koeficienti i pagave.
“Ne si LDK kemi kërku me u bë indeksimi I pagave dhe pensioneve në kohë të inflacionit. Në 2022 ne kemi pas rezoluta në Kuvend ku I kemi lut këta me hek TVSh për produktet bazë, për energjinë elektrike. Por na nuk jemi pyt, jemi opozitë, nuk kemi qenë shumicë, nuk kemi mujt me ec.
Tash është legjitime për neve me thanë gjana që nuk I ka bo kjo qeveri, na kemi me I bo qysh në javën e parë të qeverisjes. Po e them këtu si zotim, që me kryeministër Abdixhiku që në javën e parë do të bëhet rishikimi i buxheti, do të ndryshohet koeficienti i pagave, ka me u bo 150 euro”.