Ganimete Musliu: Petrit Ajeti e mohoi se gazetarët ‘po përndiqen nga AKI’ kaq mund të ndaj me ju

by Nexhat

Drejtori Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti, sot ka raportur në komisionin e Parlamentit të Kosovës që e mbikëqyrë këtë institucion, të cilin e drejton Ganimete Musliu.

Deputetja e PDK-së, Musliu, ka qenë e ftuar të mërkurën në “Frontal” të T7, ku është pyetur për çështjen që u raportua javën e kaluar se AKI po i përcjell disa gazetarë që janë kritikë ndaj qeverisë si Vehbi Kajtazi, Ilir Miren, Berat Buzhala e Lirim Mehmetaj.

banner

Por, Musliu duke e cituar Petrit Ajetin tha se ai ka mohuar një gjë të tillë.

“Drejtori i AKI-së e mohon që mediat ose gazetarët përndjeken nga agjentet e AKI-së. Kjo është ajo çfarë mund me ndajë me ju”, ka thënë Musliu.

Më pas ajo ka treguar edhe përmbajtje tjera të bisedës me të.

“Bashkërisht u dakoorduam që liria e medias është esenciale  për ruajtjen e demokracisë në vend, dhe cenimi i lirisë së medias është cenim i lirisë sonë në përgjithësi dhe shkatërrim i institucioneve”.

“U vu në konsideratë ruajtje e institucionit të AKI-së, partitë shkojnë e vijnë. Ne jemi shtet demokratik dhe institucioni i AKI-së duhet të ketë kredibilitet”, ka thënë Musliu. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy