Italia po “furnizohet” me infermierë në Argjentinë

by Merita

Rajoni i Lombardisë ka nënshkruar një marrëveshje lëvizshmërie për të sjellë 200 operatorë argjentinas në spitalet me staf të pamjaftueshëm.

Mbi 200 infermierë argjentinas do të mbërrijnë në spitalet e Lombardisë në muajt e parë të vitit 2025, shkruan Informim.net.

banner

Rajoni i Lombardisë dhe Instituti Universitar Italian me seli në Rosario, Argjentinë, (Iunir), janë në fakt gati të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi ndërkombëtar për të promovuar trajnimin dhe lëvizshmërinë e personelit të kujdesit shëndetësor.
Dokumenti synon gjithashtu të kapërcejë mungesat aktuale të personelit.

Stafi i huaj ka mbërritur tashmë në spitalet e provincave kufitare italiane, ku mungesa e infermierëve është më e theksuar për shkak të kalimit të këtyre punëtorëve në kantonet zvicerane në jug të Alpeve.

Kjo “është vetëm e para nga marrëveshjet ndërkombëtare mbi të cilat po punojmë për të rritur numrin e profesionistëve që do të mund të vijnë për të punuar në Lombardi”, tha të mërkurën Këshilltari i Mirëqenies së Rajonit të Lombardisë, Guido Bertolaso./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy