KE në linjë me presidenten Osmani për çështjen e Kryerokurorit të Shtetit

by Nexhat

Komisioni Evropian (KE) në raportin për Kosovën ka përmendur edhe mosdekretimin Kryeprokurorit të Shtetit.

“KPK duhet të procesojë me shpejtësi zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, duke respektuar parimet e transparencës dhe meritokracisë”, thuhet në pjesën e raportit për Kosovën, të cilën e ka siguruar RTKlive e ku flitet për çështjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

banner

Ndryshe edhe Presidenca e Republikës së Kosovës, pavarësisht dërgimit të emrit të kandidatit Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit, nuk kishte marrë asnjë veprim, por kishte thënë se pret që Këshilli Prokurorial i Kosovës, t’i adresojë shkeljet procedurale në një proces të ri për Kryeprokuror.

“Të gjitha çështjet janë trajtuar në letrën/njoftimin e Presidentes, të datës 17 tetor. Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale të përmendura në atë letër, në një proces të ri”, kishte thënë Bekim Kupina , këshilltar i Osmanit.

Më 17 tetor 2023, në një konferencë për medie, presidentja Vjosa Osmani kishte njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës se duke u bazuar në shkeljet që janë evidentuar në proces, nuk mund ta dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Ndryshe Komisioni Evropian sot publikon Raportin për Kosovën 2024. Për këtë mbahet konferencë e përbashkët për media e ambasadorit të BE-së në Kosovë, Aivo Orav dhe zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, në ndërtesën e Qeverisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy