Komisioni Evropian mbështet ambiciet e Shqipërisë për të mbyllur kapitujt negociues me BE-në në fund të vitit 2027.
Në raportin vjetor drejtuar Komisionit Ekonomik dhe Social të Parlamentit Evropian, KE thotë se për të arritur këtë objektiv, qeveria duhet të ndërmarrë disa veprime, raporton A2 CNN
“Qeveria shqiptare ka shpalosur objektivin e saj për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe Komisioni është gati të mbështesë këtë objektiv ambicioz. Për të arritur këtë qëllim, është vendimtare që autoritetet të intensifikojnë më tej ritmin e reformave të orientuara drejt BE-së, kryesisht sundimi i ligjit, të konsolidojnë performancën e organeve ligjzbatuese, të luftojnë me efikasitet korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të promovojnë të drejtat themelore, përfshi lirinë e medias, të drejtën e pronës dhe të pakicave”, thuhet në raport
Në fillim të tetorit Shqipëria hapi kapitujt e partë të negociatave me Bashkimin Europian. Në daljet publike, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria duhet të ketë kryer të gjitha reformat e nevojshme për të qenë gati për anëtarësim brenda vitit 2030.