Në vetëm tetë orë, ra shi sa për një vit – pamje të përmbytjeve shkatërruese në juglindje të Spanjës

by Nexhat

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet me të paktën 51 persona dihet se kanë vdekur deri më tani, pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje shkatërruese në juglindje të Spanjës.

Pamjet e ngarkuara në mediat sociale tregojnë përmbytjet që kanë shkaktuar kaos, duke rrëzuar ura dhe “zvarritur” makinat nëpër rrugë,

Në qytetin Chiva pranë Valencias, “në vetëm tetë orë ra shi sa për një vit” dhe zyrtarët lokalë thonë se është “e pamundur” të vendoset një shifër përfundimtare për numrin e njerëzve që kanë humbur jetën.

Ndërkohë bëhet e ditur se më shumë se 1000 trupa janë duke u vendosur për të ndihmuar me operacionin e shpëtimit, pasi shumë njerëz mbeten të pagjetur.

https://twitter.com/i/status/1851446444789543381
https://twitter.com/i/status/1851478483311956029

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy