Selimi: LVV-ja po duket e lodhët

by Nexhat

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë se paraqitjet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në media janë reduktuar në deputetët Mefail Bajqinovci dhe Dimal Basha.

“Eee… ku janë ministrja e arsimit? Ajo e tregtisë? Ekonomisë? Ministrja e drejtësisë pastaj? Krejt paraqitjet mediale të partisë në pushtet janë reduktuar në Mefën e Dimal Bashën. Kurtit ja merr menja që është i vetëmjaftueshëm po s’është rendi me rikriju 2021. VV po duket lodhtë”, shkroi Selimi në platformën X.

Pos paraqitjeve televizive, ligjvënësit e pozitës kanë munguar në tri seancat e fundit të jashtëzakonshme në Kuvend.

Sipas IKD-së, kjo përbën një shkelje të besimit të qytetarëve, detyrave dhe përgjegjësive si deputetë të kuvendit.

“Kjo praktikë dhe qasje e LVV është e pazakontë dhe cenon rëndë vlerat demokratike të Republikës se Kosovës. Bojkoti i seancave parlamentare dëmton jo vetëm integritetin e Kuvendit por edhe injorim ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhej në reagim.

Po ashtu, IKD-ja ka vlerësuar se deputeti ka detyrimin të respektojë dispozitat kushtetuese dhe ligjin, të cilat përbëjnë bazën e funksionimit të një shoqërie demokratike.

“Ky obligim e vendos atë në një rol të rëndësishëm, ku veprimet dhe vendimet e tij duhet të reflektojnë vlerat dhe parimet e shtetit ligjor. Nga Kushtetuta dhe ligji deputeti vepron në përputhje me besimin që i është dhënë nga qytetarët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy