Themeluesi i TikTok-ut bëhet personi më i pasur në Kinë

by Merita

Popullariteti në rritje i TikTok-ut ka bërë që bashkëthemeluesi i kompanisë mëmë, ByteDance, të bëhet personi më i pasur i Kinës.

Sipas një liste të Institutit të Kërkimeve “Hurun”, Zhang Yiming tani ka pasuri prej 49.3 miliardë dollarë – 43 për qind më shumë se në vitin 2023

41-vjeçari u largua nga pozita që mbante në ByteDance në vitin 2021, por zotëron 20 për qind të kompanisë.

TikTok-u është bërë një nga aplikacionet më të njohura të rrjeteve sociale në botë, pavarësisht shqetësimeve të mëdha në disa vende për lidhjet me shtetin kinez.

Ndërsa të dyja kompanitë këmbëngulin se janë të pavarura nga qeveria kineze, Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë ta ndalin TikTokun në janar të vitit 2025, nëse ByteDance nuk e shet.

Pavarësisht se u përball me presion intensiv në SHBA, fitimi global i ByteDance u rrit me 60 për qind vitin e kaluar, duke rritur pasurinë personale të Zhang Yimingut.

“Zhang Yiming është i 18-ti në 26 vjet që merr titullin si personi më i pasur në Kinë. SHBA-ja, për krahasim, ka deri tash vetëm katër persona: Bill Gates, Warren Buffett, Jeff Bezos dhe Elon Musk.

Kjo është tregues i njëfarë dinamizmi në ekonominë kineze”, ka thënë udhëheqësi i “Hurunit”, Rupert Hoogewerf.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy