Sara, Xheneta si dhe Drenusha kanë diskutuar për kaosin e mbrëmshëm në BBVK, që çoi Xuxin në gjendje të rënduar psikologjike.
E prekur nga kjo situatë, Sara u thoshte gocave se ishte prekur kur e pa Xuxin në atë situatë
“Xuxi nuk merrte frymë, qante se nuk merrte frymë. Mua më dhimti në shpirt se mu kujtua gjyshi e babi. Kam qarë”, thoshte Sara, teksa nuk i ndaleshin lotët kur kujtonte momentin
Ajo gjithashtu i tha Xhenetës që ishte vërtetë një gjest shumë i ulët.
“Po pra ti e nise dhe është një gjest shumë i ulët. Luaje lojën, por gjej diçka tjetër”, i thoshte Sara, Xhenetës.
Kjo e fundit, më pas i thoshte se do e bënte përsëri, edhe nëse Xuxi nuk do të ishte banor
Xheneta në orët e para të mëngjesit, mori disa tenxhere duke i goditur furishëm në dhomën e gjumit. Kjo situatë e ka çuar në gjendje të rëndë psikologjike Xuxin i cili u detyrua të marrë edhe trajtimin mjekësor.